KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Karaibe, tërmeti paralajmëron tsunam në ishujt e afërt
Karaibe, tërmeti paralajmëron tsunam në ishujt e afërt

Karaibe, tërmeti paralajmëron tsunam në ishujt e afërt

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë është regjistruar në Karaibe, duke nxitur një paralajmërim për tsunam në ishujt e afërt me epiqendrën, por edhe në Porto Riko dhe Xhamajka ekziston rreziku. Tërmeti është regjistruar rreth orës 09:51 minuta të mëngjesit rreth 25 milje nga brigjet e ishullit Suan që është pjesë e Hondurasit. Qendra Paralajmëruese e Tsunameve në Paqësor tha se ekziston rreziku për Porto Rikon dhe ishujt Virgin, ku niveli i valës parashikohet të shkojë deri në 3 metra. Ministri i Emergjencave u bëri thirrje banorëve të zonave të ulëta bregdetare të qëndrojnë vigjilentë për rrezik potencial.

Sicred