KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kapshticë, arrestohen për kontrabandë tre doganierë dhe tre shtetas

Kapshticë, arrestohen për kontrabandë tre doganierë dhe tre shtetas

Floben Guxho, Klodian Nastimi dhe Rernato Molla të tre doganiere në Kapshticë u arrestuan nga blutë e Korçës, të akuzuar për “Shpërdorim detyre”. Tre doganieret dyshohet se kanë lejuar kalimin e një sasi pijesh të dyshuara si kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës. Bashkë me doganierët, por me akuzën për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabande me mallra që paguhet akcizë” u arrestuan edhe Kristi Meslani dhe Rezart Shega, të dy nga Devolli . Ata janë kapur në flagrancë duke transportuar një sasi të konsiderueshme me pije energjike dhe pije të tjera, të dyshuara si kontrabandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. I arrestuar është edhe shtetasi Mario Berberi që dyshohet të jetë porositësi i këtij malli.

Sicred