KRYEFAQJA » LAJME » Kapja e kokainës, presidenti përshëndet aksionin e policisë
Meta : Marrëveshja e detit me Greqinë kërkon një bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet në Shqipëri

Kapja e kokainës, presidenti përshëndet aksionin e policisë

Presidenti Ilir Meta përshëndet aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Ai theksoi rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, dhe kërkoi thellim dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë. Zoti Meta thekson në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar. Kryetari i shtetit inkurajon pastrimin nga elementët e inkriminuar të Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese.

Sicred