KRYEFAQJA » LAJME » Kapja e kokainës, Basha: Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës
Kapja e kokainës, Basha: Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës

Kapja e kokainës, Basha: Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha e ka konsideruar kronikë të paralajmëruar nga PD, kapjen e 613 kilogramëve kokainë sot në Durrës. Sipas zotit Basha kjo ngarkesë rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Sipas tij këtë paralajmëroi edhe Kryeprokurori i Antimafias në Tiranë, kur deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar policinë. “Rrokada nga klani Tahiri-Habilaj i kanabisit tek klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve me kompani, kanë si pikë të përbashkët mbrojtëse, kryeministrin Edi Rama”, theksoi kreu demokrat Basha. “613 kilogramët e kokainës, të kapura për shkak të partnerëve tanë, janë tregues se Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës, dhe se largimi i saj dhe krijimi i një qeverie anti-mafia është emergjencë kombëtare” përfundon Basha deklaratën e tij.

Sicred