KRYEFAQJA » LAJME » Kapiteni Ramadani për skuadrën e Luftëtarit
Kapiteni Ramadani për skuadrën e Luftëtarit

Kapiteni Ramadani për skuadrën e Luftëtarit

Nuk ka asnjë justifikim për rezultatet negative të arritura nga Luftëtari deri tani në këtë kampionat. Kështu është përgjigjur kapiteni i skuadrës gjirokastrite, Behar Ramadani për RTSH Sport. Megjithëse më pas ai rendit edhe disa arsye, të cilat, sipas tij, duan kohën e tyre për t’u përmirësuar. Por duket se këto ditë pushimi të kampionatit, për shkak të ndeshjeve të kombëtares, i kanë shërbyer Luftëtarit për të punuar më shumë në stërvitje. Të gjithë futbollistët po stërviten për të përmirësuar gabimet e shfaqura gjatë tre ndeshjeve të para, si në repartin e mbrojtjes ashtu edhe në sulm. Këtë fundjavë Luftëtari do të përballet me Tiranën, e cila ndodhet në të njëjtat pozita me të. Ndaj, kapiteni Ramadani shpreson që ndaj bardhebluve të thyejnë akullin, të bëjnë kthesën e t’i rikthehen fitores.

Sicred