KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kapiten Dragani dënohet me burg

Kapiten Dragani dënohet me burg

Dragan Vasiljkovic, një ish komandant i forcave paraushtarake serbe, që ndryshe njihej me emrin Kapiten Dragani, është shpallur fajtor dhe dënuar me 15 vjet burg për torturimin e të burgosurve dhe ndërmarrjen e një sulmi vdekjeprurës ndaj një fshati në kroaci në fillim të viteve 90-të. Ai kishte jetuar në Australi para se të ekstradohej në Kroaci në vitin 2015. Gjykata e qytetit Split në Kroaci vendosi se ishte Vasilkjovic ai që kishte urdhëruar vrasësit e tij për të tortuar ushtarët kroatë në një burg që ai kishte ngritur në bastionin rebel ser të Kninit. Ai gjithashtu u shpall fajtor për orkestrimin e një sulmi të ndërmarrë ndaj qytetit të Glinës, ku u vranë dy civilë dhe shumë të tjerë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Gjatë gjyqit që zgjati rreth një vit, dëshmitarët treguan para trupit gjykues torturat dhe abuzimet që kishin vuajtur nga Vasilkjovic dhe njësia e tij. Vetë dënuari pretendoi se ishte i pafajshëm, duke e quajtur gjyqin një proces fashist.

Sicred