KRYEFAQJA » LAJME » Kapet autori i masakrës së Selenicës
Kapet autori i masakrës së Selenicës

Kapet autori i masakrës së Selenicës

Policia e Vlorës njoftoi se pas kërkimesh të shumta ka arritur të ndalojë Ridvan Zykajn, autorin e vrasjes së 8 personave të familjes Zykaj një ditë më parë. Ai u gjet 2 kilometra larg shtëpisë i fshehur mes barishteve. “Dua avokat që të mos më vrisni” u tha ai policëve që e arrestuan. Me vete Zykajt ju gjet edhe arma e krimit, një kallashnikov. Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Ekspertët po përpiqen të zbulojnë arsyet e këtij krimi. Veç të dhënave ende të pa konfirmuara se autori është një i sëmurë mendor, ka dyshime se shkak mund të jetë bërë edhe një konflikt për çështje prone.

Sicred