KRYEFAQJA » LAJME » Kandidatët për Vetting reduktohen në 68

Kandidatët për Vetting reduktohen në 68

Identifikohet grupi i parë i njerëzve më të kualifikuar për organet e reja kushtetuese të vettingut. Ata janë 68 dhe nuk kanë asnjë rekomandim negativ nga ndërkombëtarët dhe plotësojnë kriteret formale që kërkon ligji i vettingut. Lista do ti përcillet nga komisioni verifikues që u drejtua nga Ulsi Manja, dy komisioneve të tjera që do të jenë përzgjedhëse. Lista e ashtuquajtur a i kaloi pa votim komisioneve të tjera të posaçme, ndërsa nga kandidatët që u dëgjuan gjatë dy ditëve, vetëm një zonjë arriti të siguroje pesë vota nga deputetët për tu përfshirë në listën e më të mirëve. Ajo është Rezarta Schuetz, një shqiptare që karrierën në çështjet e drejtësisë i ka kryer jashtë Shqipërisë. “Por vetëm një emër arriti të marrë 4 vota siç e përcakton neni 8 pika 4 e ligjit për tu bërë pjesë e listës me 67 emra që do ti percillen dy komisioneve të tjera” tha kryetari i Komisionit të PS Ulsi Manja. Por opozita dhe LSI paten rezerva për listën që iu përcoll komisioneve të tjera përzgjedhëse. “Kishte dy persona të cilët ishin në konflikt të pastër interesi dhe që ONM-ja i kishte kualifikuar dhe kishte disa persona identik si kta dhe i kishte skualifikuar. Pra ajo listë ishte e gjitha një listë politike dhe sot anëtarët e maxhorancës në komision morën një vendim politik për të futur vetëm 67 që ka caktuar Edi Rama nëpërmjet Avokatit të popullit” u shprek Flamur Noka. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura pati propozime që përveç 67 kandidatëve, të përfshiheshin në hallkat e tjera të proçesit edhe 39 kandidatë që nuk kishin rekomandim negativ nga ndërkombëtarët, por nuk plotësonin kriteret formale. Kryetari Ulsi Manja ka sqaruar se çdo kandidat iu nënshtrua votimit dhe duhej të siguronte 5 vota. Tani pritet mbledhja e dy komisioneve të tjera përzgjedhëse që do të ridëgjojnë më në detaje 68 njerëzit që do të pastrojnë drejtësinë në Shqipëri.

Sicred