KRYEFAQJA » LAJME » Kanceri i gjirit, Manastirliu: Kimioterapia së shpejti falas 100 përqind!

Kanceri i gjirit, Manastirliu: Kimioterapia së shpejti falas 100 përqind!

“Ekzaminimi i hershëm, shpëton jetë”. Motoja tashmë e njohur vjen më shumë në vëmëndje në muajin e luftës kundër kancerit te gjirit, nga i cili çdo vit Shqipëri, fatkeqësisht ekzaminohen 550 gra. Në një aktivitet sot në Tiranë, përmes ndarjes se eksperiencave të grave të mbijetuara vijnë mesazhe të vërteta për forcë, kurajo e veçanërisht kujdes.
Nga ana e saj ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, premtoi se 5 mamografe të rinj do të instalohen në spitalet rajonale, si dhe skema e mjekimit me kimioterapi do të jetë e mbuluar 100 për qind nga shteti.
Ambasadori amerikan në Tiranë Dobald Lu në mesazhin e tij përveç mesazheve për kontrollet e rregullta ka shprehur mbështejen për të gjitha organizatat civile që kontribuojnë në këtë fushë.
Ambasadore e këtij viti në promovimin e fushatës në luftën kundër kancerit të gjirit, do të jetë sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho.

Sicred