KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kancelarja gjermane Merkel, fillon vizitën në Greqi
Kancelarja gjermane Merkel, fillon vizitën në Greqi

Kancelarja gjermane Merkel, fillon vizitën në Greqi

Kancelarja gjermane Angela Merkel filloi të enjten një vizitë dy ditore në Greqi, ku është takuar me kryeministrin Aleksis Cipras. Në një konferencë për shtyp që pasoi takimin dypalësh, Tispras e konsideroi marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe ish republikës jugosllave të Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit si një model për t’u ndjekur përsa u përket preoblemeve të tjera në rajon. Sipas gazetës greke Kathimerini, kancelarja merkel theksoi se marrëveshja e emring me Maqedoninë e Veriut krijon qartësi dhe e lejon atë t’i bashkohet BE-së dhe NATOs. – Marrëveshja nuk është vetëm në të mirën e Greqisë dhe Maqedonisë së veriut por gjtihashtu në të mirën e gjithë Europës, – citohet të ketë thënë Merkel. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kancelarja gjermane gjithashut hodhi poshtë spekullimet se mbështetja greke për marrëveshjen e Prespës kishte lidhje me miratimin e kreditorëve për anullimin e një tjetër raundi të planifikuar për reduktimin e pensioneve. – Nuk ekziston asnjë lidhje mes marrëveshjes për emrin dhe masave ekonomike, – nënvizoi Merkel. Kancelarja gjermane gjithashtu vlerësoi Greqinë se ka hyrë në një periudhë të re pas daljes në muajin gusht nga plani I shpëtimit të eurozonës, ndërsa u shpreh se prite që Greqia të rikthehehj në tregjet financiare. – Vizita dhe puna ime ka në thelb qëllimin që Greqia të qëndrojë në këmbët e veta dhe të marrë financime nga tregjet, theksoi ajo. Por vizita e kancelares gjermane nuk është pritur mirë nga të gjithë pasi policia përdori gaz lotsjellës ndaj një grupi aktivistësh të krahut të majtë që protestuan kundër Merkel, pavarësisht se deri në përfundim të qëndrimit të kancelares në Athinë është ndaluar zhvillimi I demonstradave në qendër të qytetit. Merkel fajësohet gjerësisht në Greqi për masat shtrënguese me të cilat vendi është përballur në dekadën e fundit, të cilat cuan në një recesion të gjatë dhe rënien e standardeve të jetesës.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com