KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti turk Erdogan, bisedë telefonike
Kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti turk Erdogan, bisedë telefonike

Kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti turk Erdogan, bisedë telefonike

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan diskutuan sot gjatë një bisede telefonike lidhur me konfliktin në Siri dhe vizitën e liderit turk muajin e ardhshëm në Berlin. Zëdhënësi i Kancelares Merkel, Steffen Seibert tha për mediat se të dy liderët kishin biseduar lidhur me vizitën e Erdoganit më 28 shtator në Berlin dhe se kishin rënë dakord që ministrat e financave dhe ekonomisë së të dy vendeve të zhvillonin një takim përpara kësaj vizite. Sipas agjencisë së lajmeve turke Anadolli, Kancelarja Merkel ka shprehur interesin e Gjermanisë për një Turqi të fortë ekonomikisht, duke shtuar se të dy liderët kishin përsëritur gatishmërinë për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sicred