KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kancelarja Angela Merkel nis turin në Kinë
Merkeli i shkruan Mustafës: Debatin rreth ndryshimit të kufijve ... po e përcjell me shqetësim të madh!

Kancelarja Angela Merkel nis turin në Kinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, filloi sot turin e saj në Kinë   që pritet të dominohet nga problemet e gjera diplomatike pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja me Iranin dhe programin bërthamor të Koresë së Veriut. Gjermania dhe Kina janë shprehur se duan të ruajnë marrëveshjen për të limituar programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve pavarësisht largimit të SHBA-së. Merkel ka udhëtuar me një delegacion të vogël kur përfshihen krerët e dy prej kompanive më të mëdha gjermane, “Volkswagen” dhe “Siemens”, por nuk pritet të nënshkruhet ndonjë marrëveshje e madhe gjatë kohës që do të jetë në Kinë. Bisedimet që do të zhvillohen nesër me kryeministrin, Li Keqiang dhe presidentin, Xi Jinping pritet të përqëndrohen në tensionet mes SHBA-së dhe Kinës dhe në përpjekien për të nxitur Kinën që të hapër ekonominë e saj për investimet e huaja.

Sicred