KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kanada, 19 viktima nga moti i nxehtë

Kanada, 19 viktima nga moti i nxehtë

Të paktën 19 persona humbën jetën në Kebek për shkak të motit të nxehtë që ka përfshirë pjesën lindore të Kanadasë që prej fundit të javës së kaluar, sipas autoriteteve sanitare. “Numri i të vdekurve nga vala e të nxehtit në Montreal arriti në 12″, tha drejtoresha rajonale e shëndetit publik të Montrealit. “Pesë viktima janë regjistruar gjithashtu në rajonin e Kantoneve lindore, në lindje të metropolit të Kebekut. “Shpreh ngushëllime për familjaret e viktimave të Kebekut që kanë humbur të shtrenjtët e tyre në këtë valë të nxehti. Këto temperatura rekord do të vazhdojnë në pjesën qendrore dhe lindore të Kanadasë”, theksoi kryeministri, Justin Trudeau në një postim në Twitter. “Temperaturat në Montreal kanë arritur në 34 gradë”, sipas të dhënave të shërbimit të meteorologjik.

Sicred