KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kanada, sulmet në Edmonton, policia ndalon një refugjat somalez

Kanada, sulmet në Edmonton, policia ndalon një refugjat somalez

Një refugjat i lindur në Somali është arrestuar në lidhje me sulmet në Edmonton të Albertas në Kanada, ku mbetën të plagosur pesë persona. I riu 30-vjeçar i paidentifikuar dyshohet për plagosjen me thikë të një polici dhe  katër këmbësorëve. Zyrtari po kontrollonte trafikun gjatë një ndeshje të Ligës Kanadeze të Futbollit, kur u godit nga një makinë me shpejtësi të lartë dhe më pas u sulmua me thikë. Kryeministri Justin Trudeau e quajti atë një “sulm terrorist”. Zyrtarët e Edmontonit thonë se i dyshuari mund të përballet me akuza të terrorizmit dhe akuza për vrasje. Ata shtojnë se ai ishte i njohur për policinë për besimin në ideologjinë ekstremiste. Brenda automjetit që goditi policin u gjet një flamur që i përket shtetit të ashtuquajtur Islamik. Zyrtari dhe automjeti i tij u sulmuan nga një makinë jashtë stadiumit Commonwealth të Albertas të shtunën mbrëma. Shoferi më pas goditi me thike disa herë policin me uniformë, para se të ikë në këmbë. Pak para mesnatës, një burrë që ngiste një furgon me qira u ndalua në një pikë kontrolli. Emri i tij në dokumente thuhej të ishte “shumë i ngjashëm” me atë që policia po kërkonte. Kamioni pastaj u largua nga vendi i ngjarjes dhe u ndoq nga oficerët. Katër këmbësorë u goditën gjatë ndjekjes në atë që policia tha se ishte një veprim i qëllimshëm.

Sicred