KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kanada: Përmbytjet rrezikojnë jetën e banorëve

Kanada: Përmbytjet rrezikojnë jetën e banorëve

Qeveria në Kanada u detyrua të kërkoje ndërhyrjen e ushtrisë për të evakuuar qytetarët në lindje të vendit, ku përmbytjet e rënda, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, rrezikuan mijëra banorë. Zhvendosja e njerëzve nisi që të shtunën, ndërkohë që niveli i ujit vazhdon të ngrihet. Pjesa më e rrezikuar është ajo rreth liqenit Ontario dhe rajonet e tjera të Kebekut, ku janë dërguar qindra ushtarë. Kryeministri i Kuebekut, Filip Kular, paralajmëroi se gjendja do të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim. Reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe shkrirja e borës bënë që lumenjtë të dalin nga shtretërit, duke krijuar gjendje të rrezikshme në rajonet prej Otavës deri në Montreal. Shtëpitë e përmbytura numërohen me mijëra.

Sicred