KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kanada, G7-ta mblidhet mes përçarjes

Kanada, G7-ta mblidhet mes përçarjes

Liderët e kombeve të pasura të G7 janë mbledhur për një samit në Kanada, por më të përçarë se kurrë në historinë 42 vjeçare të këtij grupi, pasi politikat e presidentit amerikan Donald Tramp po rrezikojnë të shkaktojnë një luftë tregtare botërore.
Në një përpjekje për të rindërtuar industrinë amerikane, presidenti Tramp ka vendosur tarifa për importet e çelikut dhe aluminit që vijnë nga aleatë kyç si Kanadaja, Japonija dhe Bashkimi Europian. Presidenti Tramp ka kërcënuar se do të përdorë ligjet e sigurisë kombëtare për të tatuar importet e makinave. Por ai është tërhequr nga marrëveshjet mjedisore dhe nga pakti i arritur nga Irani në vitin 2015. Ky pakt parashikonte frenimin e aktivitetit bërthamor të atij vendi.
Presidenti francez Emanuel Makron, i cili ka ndërtuar një marrëdhënie të ngrohtë personale me Tramp, u shpreh se kombet e tjera të G7-ës, konkretisht Britania, Kanadaja, Gjermania, Italia dhe Japonia, por sigurisht edhe Franca, do të qëndronin të paraqiteshin dhe produktive në samit. Por Makroni paralajmëroi se asnjë lider nuk është përgjithmonë, një shenjë kjo që tregon se Europa nuk do t’i dorëzohet presidentit amerikan. “Ndoshta presidenti amerikan nuk e ka problem të jetë i izoluar sot, por nuk na vjen keq të jemi të gjashtë të bashkuar. Sepse këta gjashtë vende përfaqësojnë vlerat, tregun ekomonik dhe më shumë se gjithçka përfaqësojnë një forcë reale në nivelin ndërkombëtar” tha zoti Makron.
Kryeministri kanadez Xhastin Trudo parashikoi diskutime të fuqishme mbi tregtinë, por anëtarët e tjerë të G7 si Japonia dhe Italia duken më pak të gadshme për të sfiduar presidentin amerikan. Trampi iu përgjigj deklaratave të Makronit dhe Trudos më pas në tuiter, duke thënë se ata po aplikonin tarifa masive mbi produktet amerikan dhe kishin ngritur barrierat e tjera tregtare. “Mezi pres t’i shoh nesër” shkruajti dje presidenti amerikan, para fillimit të samitit dy ditor.
Trumpi do të largohet nga samiti mëngjesin e së shtunës, për të shkuar në Singapor, ku të martën e ardhshme do të takohet me liderin Koreano-verior Kim Jong un.

Sicred