KRYEFAQJA » LAJME » Kanabisi shqiptar në fokus të takimit Xhafaj dhe homologut italian Minniti

Kanabisi shqiptar në fokus të takimit Xhafaj dhe homologut italian Minniti

Ndryshe nga Guardia Di Finanzia dhe prokuroria italiane, qeveria e vendit fshqinj vlerëson luftën e antikanabis nga strukturat ligjzbatuese shqiptare. Droga shqiptare është shndëruar në një shqetësim për Italinë, por në një pritje të zhvilluar për minsitrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj homologu i tij italian Marco Minniti shprehur konsideratën e lartë për rezultatet në luftën kundër kultivimit të kanabisit njofton zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme. Sipas njoftimit Minniti siguroi për mbështetje të pakursyer dhe garantoi se bashkëpunimi do të jetë i frytshëm në këtë aspekt. Ministri Xhafaj e informoi homologun italian për rezultatet antikanabis dhe e falënderoi për ndihmën e rëndësishme që ka dhënë në vite, shteti italian në këtë operacion. Ndërsa në takimin që ministri Xhafaj zhvilloi me zv/Prokurorin Antimafia Del Prete, mori mbështetjen për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor, për të koordinuar shkëmbimin e informacionit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, trafikun e drogës, migracionin e paligjshëm etj. Ministi Xhafaj ndodhet në Trieste, ku ka marrë pjesë në konferencën e ministrave të Brendshëm të rajonit, në kuadër të projektit IPA 2013 “Lufta kundër Krimit të Organizuar, Bashkëpunimi Ndërkombëtar për Drejtësi Penale, në Ballkanin Perëndimor”. Vizita e tij në Itali u komentua gjerësisht, opozita ngriti dyshimin se ai udhëtoi drejt vendit fqinj pas publikimit të dosjes “Habilaj” dhe për çështjen e ish-ministrit Tahiri.

Sicred