KRYEFAQJA » LAJME » Kamza ndal Kukësin, shënojnë nga 2 gola, por ndajnë nga 1 pikë
Kamza ndal Kukësin, shënojnë nga 2 gola, por ndajnë nga 1 pikë

Kamza ndal Kukësin, shënojnë nga 2 gola, por ndajnë nga 1 pikë

Pas takimit të së mërkurës, midis Luftëtarit dhe Teutës, që është fituar nga durrsakët me rezultatin 3-2, Kategoria Superiore i ka luajtur të enjten pasdreke dy ndeshje të javës së 10-të, që është edhe java e parë e fazës së dytë. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit ndeshjen më të spikatur, atë të zhvilluar në Kamzë midis skuadrës vendase dhe Kukësit, që është mbyllur në barazim 2-2. Në fakt, kanë qenë kampionët në fuqi që kanë kaluar të parët në epërsi, me një gol të diskutueshëm të Elton Kalésë, pas 27 minutash lojë. Por vendasit do të barazojnë shifrat 4 minuta para fundit, me një gol të bukur të Sebino Plakut, i cili godet nga jashtë zone dhe përshëndet rrjetën. Plaku do të firmosë dygolëshin e tij personal në këtë takim, duke e kaluar Kamzën në epërsi në minutën e 53-të, por 17 minuta para fundit, Rrumbullaku do të barazojë shifrat në 2-2, rezultat ky që do të mbetet në fuqi deri në fund të ndeshjes. Në takimin tjetër të pasdrekes, Laçi ka mposhtur minimalisht Partizanin, ndërsa në mbrëmje, Flamurtari pret në Vlorë Skënderbeun, në takimin që nis në ora 17:00. Takimi tjetër i kësaj jave, ai Vllaznia-Lushnja, është shtyrë për t’u luajtur më datë 22 nëntor 2017.

Sicred