KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kampionati italian, Interi hija e vetvetes, Fiorentina e egzagjeruar
Kampionati italian, Interi hija e vetvetes, Fiorentina e egzaxhiruar

Kampionati italian, Interi hija e vetvetes, Fiorentina e egzagjeruar

Inter me dy fytyra në ndeshjen e javës së dytë të Kampionatit Italian të Futbollit. Në San Siro, skuadra e Spalletit barazoi 2-2 kundër Torinos. Një pjesë e parë e mirë për zikaltërit që kaluan në epërsi të dy golave. Fillimisht ishte Ivan Perisiç në minutën e 6 që zhbllokoi shifrat pas një topi të dhënë nga Icardi. Ndërsa në minutën e 32 blerja e këtij viti De Vrij dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë vjen rënia e lirë duke bërë që Torino të barazojë shifrat madje duke tentuar dhe të fitojë takimin. Autorët e golave për granatat ishin Belotti në minutën e 55 dhe Meite në të 68.
Fiorentina nis sezonin me një fitore të thellë përballë Chievos me shifrat 6-1. Violat menjëherë në avantazh falë një eurogoli të Milenkoviç. Në fund të pjesës së parë është Gerson që dyfishoi shifrat. Ndërsa në pjesën e dytë erdhën 5 gola të tjerë. Benassi në minutën e 49, Chiesa, sërish Benassi dhe në fund Simeone. Golin e vetëm për Chievon e shënoi Tomoviç që festoi duke kujtuar Davide Astorin. Një gol i De Paul në minutën e 9 i mjaftoi Udinezes për të mundur Sampdorian. Genoa e nis me fitore sezonin pasi mundi 2-1 Empolin. Një gol i Boateng me 11 metërsh shpëtoi nga humbja Sassuolon, ndërsa Spali fitoi me Parmën 1-0. Pas javës së dytë kryeson Juventus sëbashku me Napolin dhe Spalin me 6 pikë.

Sicred