KRYEFAQJA » LAJME » KAMPIONATI I MUNDJES SË KRAHUT NË LIBI

KAMPIONATI I MUNDJES SË KRAHUT NË LIBI

Në një podium bregdetar në Liban, Halim el-Akar është shpallur fitues i mundjes me krahë. Në një ambjent ku brohorimat janë në qiell, turma përkrah të preferuarin e vet. Në ekran shfaqen bicepset e tij të rrumbullakosura të mbushura me tatuazhe, e 25-vjeçari është tepër i kënaqur që bëhet fitues i mundjes së krahut. “Gjithmonë e kam dashur këtë lojë. Për mua është një simbol i forcës dhe i burrërisë”, tha Akar. “Kjo disiplinë duhet të përhapet më shumë, në mënyrë që ne të shkëlqejmë edhe jashtë vendit ashtu siç bëjmë në basketboll”, shtoi ai. Turneu në Juneh, një qytet libanez në veri të kryeqytetit Bejrut, është gara e dytë vjetore kombëtare e organizuar nga federata e mundjes së krahut në vend. Themeluar vitin e kaluar, ajo ka 750 anëtarë të cilët stërviten sipas standardeve ndërkombëtare, tha për AFP, themeluesi i sa Karim el-Andary. “Qëllimi është të vendosim Libanin në hartën e botës,” tha ai. Është një objektiv që duket i arritshëm, pasi dy anëtarë të federatës arritën medalje të artë në një aktivitet në Itali vitin e kaluar. “Mundja e krahut është e rrënjosur në traditën libaneze, e kemi trashëguar nga gjyshërit tanë. Është detyra jonë ta ruajmë atë,” tha ai. Në këtë sport janë përfshirë jo vetëm meshkujt por edhe femrat. Nga 300 pjesëmarrësit në turneun kombëtar të kësaj vere, një në gjashtë ishin gra. Dhe kjo është hera e parë që gratë kanë konkurruar në nivel kombëtar.

Sicred