KRYEFAQJA » LAJME » Kampionati Europian në Split, Calja merr medaljen e bronxit në stilin e shtytjes
Kampionati Europian në Split, Calja merr medaljen e bronxit në stilin e shtytjes

Kampionati Europian në Split, Calja merr medaljen e bronxit në stilin e shtytjes

Briken Calja, shtangisti shqiptar i peshës deri në 69 kilogram, në Kampionatin Evropian të të Rriturve, i cili është duke u zhvilluar në Split të Kroacisë, është ngushëlluar vetëm me medalje bronzi në stilin e shtytjes. Për shkak të një dëmtimi në dorën e djathtë, Caljes i ka ikur shtanga pas shpinës dhe prova e parë me 145 kilogram është e dështuar. Shtërmenasi nuk e realizon dot me 145 kilogram as në të dytën dhe as në të tretën, duke humbur kështu mundësinë e klasifikimit në dygarësh. Për fatin e mirë, Calja ka të drejtën e konkurrimit dhe të pjesëmarrjes në shtytje, edhe pse nuk klasifikohet në dygarësh. E nis mirë provën e parë me 170 kilogram. Realizon dhe të dytën me 175 kilogram dhe, në garë me francezin Matam për të marrë medaljen e artë në shtytje, Calja vendos që të tentojë të ngrejë 178 kilogram në provën e 3-të. Por nuk është e thënë, ndërsa francezi realizon 180 kilogram dhe është në vendin e parë, ashtu sikurse me 320 kilogram në dygarësh është në vendin e parë. Përfundimisht vetëm një medalje bronzi në shtytje për Briken Caljen, të cilën ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, që njëkohësisht është dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane. Sot shansi i madh për medalje nga Romela Begaj në peshën 69 kilogram për femra, si dhe nga Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj në peshën 77 kilogram.

Sicred