KRYEFAQJA » LAJME » Kampionati Botëror i Klubeve: Kashima Antlers vendase e sheh veten në finale
Kampionati Botëror i Klubeve: Kashima Antlers vendase e sheh veten në finale

Kampionati Botëror i Klubeve: Kashima Antlers vendase e sheh veten në finale

Surprizon Kashima Antlers që shkon në finalen e Botërorit të Klubeve, pasi ka mundur në gjysmëfinalen e parë skuadrën kolumbiane, kampione e Amerikës së Jugut Atletiko Nacional me rezultatin 3-0. Tani, Kashima, do të presë fituesen e gjysmëfinales së dytë ndërmjet Realit të Madridit dhe Amerika. Kashima është skuadra e parë që shkon në finale të Botërorit të Klubeve. Atletiko siç parashikohej e filloi mirë garën duke e mbajtur vetë topin dhe madje me anë të Uribe ju afrua shumë golit që për pak nuk e dërgoi topin në trekëndëshin e portës të mbrojtur nga Sogahata. Më pas gjuan Mosquera dhe topi godet traun e portës vendase. Përsëri janë kolumbianët që rrezikojnë, gjuan Berrio por Shoji shpëton portën. Kolumbianët nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë, dhe siç thuhet, kush nuk shënon pëson. Goli i avantazhit për Kashimën vjen në një mënyrë që hyn në histori. Jepet penalltia e parë nëpërmjet analizës VAR (Video Assistant Referees) Videoja Ndihmëse për Gjyqtarët. Nga pika e bardhë shënon Shoma në të 33′ për vendasit.

Në pjesën e dytë nuk ndryshon melodia e lojës, Atletiko ka shumë raste për të barazuar por pa mundur të shënojë. Vlen për t’u theksuar se mbrojtja japoneze ishte shumë mirë sidomos dyshja qendrore Ueda-Shoji. Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes Kashima shënon edhe dy gola. Një me anë të Endo në të 83′ (2-0) dhe një në të 85′ me anë të Yuma dhe 3-0.

Po sot është luajtur edhe ndeshja për vendin e 5-të, Jeonbuk Hjundai – Mamelodi Sandauns ku koreanët e Jeonbuk fituan 4-1. golat u shënuan nga Bokyung 18′ (1-0), Jongho 29′ (2-0), Nascimento 41′ (3-0 autogol), Tau 48′ (3-1), Shinëook 89′ (4-1).

Ja dhe programi i plotë i tetë ndeshjeve:

Turi i parë
(1) 8 dhjetor në Jokohama ora 11:30 Kashima Antlers – Aukland Siti                          2 – 1

Turi i dytë
(2) 11 dhjetor në Osaka ora 08:00 Jeonbuk Hjundai – Klub Amerika                           1 – 2
(3) 11 dhjetor në Osaka ora 11:30 Mamelodi Sandauns – Kashima Antlers                0 – 2

Për vendin e pestë
(4) 14 dhjetor në Osaka ora 08:30 Jeonbuk Hjundai – Mamelodi Sandauns               4 – 1

Gjysmëfinale
(5) 14 dhjetor në Osaka ora 11:30 Atletiko Nacional – Kashima Antlers                      0 – 3
(6) 15 dhjetor në Jokohama ora 11:30 Real Madrid – Klub Amerika

Për vendin e tretë
(7) 18 dhjetor në Jokohama ora 08:00 Humbësja e ndeshjes 6 – Atletiko Nacional

Finale
(8) 18 dhjetornë Jokohama ora 11:30 Fituesja e ndeshjes 6 – Kashima Antlers

Në kllapa numri i ndeshjes
Ora e ndeshjes sipas orës tonë

Sicred