KRYEFAQJA » LAJME » Kamëz, 20-vjeçari plagos me thikë policin
Vlorë, dy të vrarë nga një konflikt në Gjorm

Kamëz, 20-vjeçari plagos me thikë policin

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Kamëz, ku një efektiv policie është plagosur me mjete prerëse. Policia njoftoi se është qëlluar me thikë në qafë efektivi Zef Prendi, ndërsa është arrestuar autori i plagosjes, 20-vjeçari Ramadan Marku. Punonjësi i Policisë po patrullonte zonën duke lëvizur në këmbë në Bulevardin Blu së bashku me një koleg, ku për arsye ende të paqarta u sulmua me një mjet prerës nga 20 vjeçari. Gjatë dëshmisë në polici, ai është shprehur se nuk e njeh atë që ka qëlluar dhe se nuk kishte konflikte. Të njëjtat burime, njoftojnë se edhe efektivi i plagosur ka deklaruar se nuk e njeh autorin dhe se nuk e ka takuar ndonjëherë më parë. Policia dyshon se 20 vjeçari Ramadan Marku, është me probleme mendore. Ky është rast i 3-të brenda një periudhe të shkurtër kur punonjësve të policisë u rrezikohet jeta, pas rastit të Elbasanit ku u përplas qëllimisht makina e policisë dhe rastit në zonën e unazës së re në Tiranë, ku disa hajdutë hapën zjarr ndaj një patrulle dhe u më pas humbën gjurmët.

Sicred