KRYEFAQJA » LAJME » Kamenos: Ndërtimet e paligjshme kanë kontribuar në katastrofën që goditi Greqinë
Kamenos: Ndërtimet e paligjshme kanë kontribuar në katastrofën që goditi Greqinë

Kamenos: Ndërtimet e paligjshme kanë kontribuar në katastrofën që goditi Greqinë

Ministri grek i mbrojtes Pano Kameno tha për rrjetin BBC se ndërtimet e paligjshme kanë kontribuar në katastrofën që goditi Greqinë. Kameno tha se ndërtimet që banorët kanë ngritur mes hapësirave me pyje ishin një krim që rezultoi në bllokimin e rrugëve që mund të mundësonin largimin nga zjarri. Këtë javë, zoti Kameno u përball me banorët e zemëruar ndërsa vizitoi zonat e shkatërruara nga zjarret në lindje të Athinës. Kur mbërriti në qytezën e Matit këtë të enjte, Kameno u rrethua nga banorët të cilët e akuzuan se i kishte braktisur. “Na le vetëm” i tha një prej banorëve ministrit, i cili shoqerohej nga bashkiaku i qytezës dhe kreu i forcave ajore. Një tjetër person tha për rrjetin BBC se kur kishte shkuar në stacionin zjarrëfikës për të kërkuar ndihmë, kishte parë se zjarrëfikësit nuk kishin qenë në dijeni të zjarrit. Zoti Kameno mohoi akuzat se qeveria ku ai bën pjesë kishte dështuar në mbrojtjen e qytetarëve të saj. “Veprimet e disa banorëve kanë mbyllur rrugët që të çojnë në plazh” argumentoi ai. “Ky është një krim i trashëguar nga e shkuara. Shumica e këtyre pronave në këtë breg të Athinës janë pa leje. Kanë zaptuar bregun pa zbatuar asnjë rregull” theksoi ai.

Sicred