KRYEFAQJA » LAJME » Kamenicë, banorët reagojnë për rritjen e çmimit te ujit

Kamenicë, banorët reagojnë për rritjen e çmimit te ujit

Me të marrë faturat e janarit, banorët e Kamenicës kanë reaguar për rritjen e çmimit te ujit. Kjo, sipas tyre është vetëm njëra anë e medaljes, pasi nga ana tjetër po përballen me kufizime të theksuara të furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa për investime në rrjet as që bëhet fjalë.
Enti Rregullator i Ujit, vendosi më 29 dhjetor të 2017-ës që qytetarët e Korçës të paguajnë 140 lekë për metër kub për furnizim me ujë dhe largim ujërash të ndotur, ndërsa ka çmime të diferencuara për njësitë administrative. Banorët e Njësisë Mollas, ku bën pjese dhe Kamenica do paguajnë 38 lekë për m3 vetëm për furnizim me ujë të pijshëm, një rritje kjo prej 8 lekë për m3.

Sicred