KRYEFAQJA » LAJME » Kallzimi për Bashën nga Balla, krimet e rënda e marrin në shqyrtim

Kallzimi për Bashën nga Balla, krimet e rënda e marrin në shqyrtim

Tre ditë pas dorëzimit në prokurinë e krimeve të rënda të një kallzimi penal për kreun e opozitës shqiptare, organi i prokurorisë ka vendosur të marr në shqyrtim atë, duke parë nëse në rastin konkret kemi të bëjmë me një element të veprës penale. Lulzim Basha u padit nga deputeti Taulant Balla në emër të pozitës, se me deklaratën e tij në sallën e parlamentit ditën e enjte ka dekonspiruar një operacion policor që lidhet me kapjen e 3.4 milion eurove në një mjet në portin e Durrësit. Padia e Taulant Ballës është protokolluar në prokurori por mësohet se nuk ka ende asnje hetim konkret ndaj kreut të Partisë Demokratike për dekonspirim. Ky kallzim do të shqyrtohet nga një prokurorë, i cili do të shqyrtojnë bazën ligjore dhe vetëm në rast se në këtë padi gjënden element të veprës penale, shkohet në rregjistrimin e një procedimi hetimor. Por fakti i deklaratave të politikanëve nga foltorja e kuvendit është e amnistuar me ligj. Asgjë e thënë nga ajo sallë nuk e ngarkon me përgjegjësi penale një deputet, pavëarësisht asaj që deklaron.

Sicred