KRYEFAQJA » LAJME » Kalluci për Luftëtarin

Kalluci për Luftëtarin

Luftëtari nuk i ka bërë një nisje të mirë kampionatit të 80-të kombëtar, duke pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para. Dhori Kalluci një nga futbollistët e Luftëtarit të para viteve 90-të, në analizën që i bën 180 minutave të skuadrës gjirokastrite thekson se humbja me Laçin jashtë edhe mund të justifikohet por ajo me Kastriotin në stadiumin e tyre, nuk mund të falet. Megjithatë ai mendon se kampionati është i gjatë dhe ka ende pikë për t’u marrë, e nuk është fundi i botës, por Luftëtari nuk duhet të ketë synimet të tjera përveç mbijetesës sivjet.

Përsa i përket përbërjes së skuadrës, Kalluci ka dyshimet e veta. Kjo skuadër deri tani ka mangësi thekson ish-futbollisti i Luftëtarit, nuk bind. Ndërsa stoli përbëhet nga lojtarë të rinj, të cilëve nuk mund t’u besohet. Nuk e di – thotë ai se çdo të bëhet deri në fund të merkatos.

Sicred