KRYEFAQJA » LAJME » Kalivaçi shpreson tek “100 fshatrat”

Kalivaçi shpreson tek “100 fshatrat”

30 vjet pas shembjes së komunizmit, vendosjes së demokracisë dhe ekonomisë së tregut, Shqipëria vazhdon të ballfaqohet me disa probleme mjaftë të rëndësishme. Mes tyre janë çështja ende e pazgjidhur e pronës, infrastruktura jo e plotë rrugore, apo edhe braktisja e disa zonave dhe mbipopullimi i disa të tjerave.
Me këto probleme po përballet dhe Kalivaçi, pjesë e Bashkisë së Memaliajt, i njohur si qyteti i minatorëve të qymyrgurit. I përzgjedhur së fundi edhe në projektin “100 fshatrat”, Kalivaçi pritet që të prekë investime të rëndësishme. Më domethënësi është një prej hidrocentraleve mbi lumin Vjosë. Në Kalivaç shumë prej kullave dhe shtëpive karakteristike janë rrënuar nga braktisja, por për çudi syri të rrok edhe shumë ndërtime të reja. Banorët të cilët dikur u larguan në emigrim për një jetë më të mirë, janë rikthyer sërish në fshat. Ata thonë se e ardhmja e tyre është në Kalivaç.
Shumë prej tyre kanë mirëpritur idenë dhe projektet për kthimin e banesave të tyre në bujtina për turistët. Por ata thonë se kërkojnë edhe ndërhyrjen e shtetit. Duan rrugë, ujë dhe një zgjidhje për sistemimin e mbeturinave.

Një tjetër banor i Kalivaçit, Fatmir Bilaj, thotë se kjo zonë vizitohet shumë prej turistëve. Ai ka në plan që të krijojë një guidë që ti njohë vizitorët me bukuritë e luginës së poshtëme të Vjosës.

Të moshuarit që kanë mbetur në Kalivaç, thonë se më parë kishin më shumë shpresa se fshati i tyre do të bëhej. Ata thonë se është e vështirë që fshati të rindërtohet dhe të rigjallërohet.

Projekti “100 fshatrat” synon të krijojë një shembull që të reflektojë në 4000 fshatrat në të gjithë Shqipërinë. Projekti mbështetet nga qeveria, por edhe BE. Kalivaçi duket se do të jetë një model i rëndësishmëm zhvillimi, ku fondet shtetërore do të ndërthuren me ato private, për ti dhënë zonës pamjen e ëndrrës që banorët kanë prej dekadash.

Sicred