KRYEFAQJA » LAJME » Kalimet në pikat kufitare për Janarin
Kalimet në pikat kufitare për Janarin

Kalimet në pikat kufitare për Janarin

Muriqani, të qenit një pikë kontrolli e përbashkët për dy vendet Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe funksionimi i disa sporteleve bëjnë të mundur shmangien e pritjeve të gjata të kalimtarëve, kryesisht emigrantë nga Shqipëria dhe Kosova që pas festave kthehen në vendet e tyre të punës. Sipas të dhënave zyrtare nga drejtoria e kufirit dhe emigrancionit në dy ditët e fundit përmes pikë kalimit kufitar të Muriqanit kanë kaluar në dalje nga Shqipëria 6100 shtetas vendas dhe të huaj me rreth 1800 automjete ndërsa kanë hyrë në territorin shqiptar 4500 persona me afro 1050 mjete. Ndërkohë fluksi më i madh i kalimeve në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të zi, si në Muriqan ashtu dhe në Hanin e Hotit, pritet të shënohet në dy ditët e fundjavës. Në Portin e Vlorës hyrje- daljet e pasagjerëve në fundvitin e 2017-ës e këto ditë të para të 2018-ës pothuajse janë përgjysmuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më 30 e 31 dhjetor kanë hyrë përmes këtij porti vetëm 600 pasagjerë, ndërsa që nga 3 janari, kur rifilloi pune linja e vetme që funksionon nga ky port Vlorë – Brindizi kanë udhëtuar përmes tij 1 100 pasagjerë. Çmimi i biletave nuk ka shënuar rritje këtë vit ndryshe nga çdo fundvit. Uudhëtimi për pasagjer kushton 35 euro , 55 për kabina dhe 85 për automjetet . Në Kakavijë në 24 orët e fundit kanë hyrë 2 918 shtetas me 607 mjete, ndërsa kanë dalë 5 213 shtetas me 1290 mjete.Ndërsa në Kapshticë kanë dalë 4 656 shtetas e kanë hyrë 2 305 shtetas.

Sicred