KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kalifornia vazhdon të përballet me zjarret

Kalifornia vazhdon të përballet me zjarret

Në kontenë Santa Barbara të Kalifornisë, janë lëshuar urdhëra për evakuim ndërsa shteti amerikan po përballet me betejën kundër një prej zjarreve më të forta të shënuara atje që nga viti 1932. Erërat e forta pritet t’i shpërndajnë më tej flakët të cilat deri tani kanë djegur rreth 267 mijë e 500 akra tokë.
Rreth 8,500 forca zjarrëfikëse po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin e qujatur Tomas në Kaliforninë Jugore. Ai ka filluar në datën 4 dhjetor dhe ka shkatërruar më shumë se 1 mijë struktura si dhe po kërcënon dhe 18 mijë të tjera, përfshi edhe banesa në qytezën e pasur të Montesitos në dalje të qytetit bregdetar të Santa Barbaras. E ndërsa fuqia e erës pritet të bjerë këtë të dielë pranë Santa Barbaras, erërat verlindore që fryjnë në në disa pjesë të kontesë së Venturas dhe asaj të Los Anxheles, pritet të kapin shpejtësië e 55 kilomentrave në orë. Flakët e zjarrit që gjenden më pak se 160 kilomentra në verilindje të qendrës së Los Anxheles, kanë bërë që lagje të tëra të braktisen dhe të kthehen në qytete fantazmash. 40 përqind e zjarrit duket se tashmë është nën kontroll, pavarësisht se erërat e nxehta të Santa Ana-s kanë ndikuar në përhapjen e tij.
Rreth 970 makina zjarrëfikëse dhe 34 helikopterë janë angazhuar në këtë betejë. Pesë nga 20 zjarret më shkatërruese në historinë e Kalifornisë janë regjistruar vetëm gjatë vitit 2017. Zjarri Tomas, i shtati më shkatërruesi në historinë e shtetit, ka shkaktuar mbylljen e shkollave, rrugëve dhe ka bërë që qindra mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sicred