KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kalifornia në pushtetin e zjarreve
Kalifornia në pushtetin e zjarreve

Kalifornia në pushtetin e zjarreve

Vijon të jetë problematike situata e krijuar nga zjarret në Kaliforni, ku biznese të tëra janë shkatërruar totalisht. Qindra akra me avokado janë djegur tërësisht, duke shkaktuar kështu një dëm të pallogaritshëm, pasi 90 përqind e furnizimit të tregut amerikan me këtë frut përballohet nga prodhimi i Kalifornisë Jugore. Rreth 5700 forca zjarrëfikëse janë angazhuar në operacionet për vënien nën kontroll të zjarreve, ndërkohë që rreth dyqind mijë banorë janë evakuar nga banesat e tyre dhe qindra shkolla do të qëndrojnë mbyllur, të paktën deri javën e ardshme. Tre zjarrëfikës janë lënduar dhe rreth 500 godina janë shkatërruar plotësisht.

Sicred