KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kalifornia në flakë
Kalifornia në flakë

Kalifornia në flakë

Kalifornia vijon të digjet. Asnjë moment pushimi as në veri dhe as në jug. I nxehti ka pushtuar Kaliforninë, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve. Më shumë se 8 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë. Në zonën e Santa Barbara janë dy vatra zjarri dhe flakët i afrohen qytetit të San Luis Obispi.  Por edhe në veri vijojnë të digjen kodrat. Edhe fotot dëshmojnë për një ferr të vërtetë, gjithçka e shndërruar në shkrumb e hi. Rreth 2300 policë dhe zjarrfikës kanë qënë në shërbim, por Kalifornia është përulur përpara flakëve. Zyrtarët kanë thënë se zjarri që ka rënë të shtunën në mesditë është zgjeruar dhe është “plotësisht jashtë kontrollit”.

Sicred