KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kaliforni, vazhdojnë zjarret shkatërrimtare

Kaliforni, vazhdojnë zjarret shkatërrimtare

Pas 6 ditëve më shkatërrimtare që ka përjetuar si pasojë e zjarreve, Kalifornia sheh nga dita në ditë t’i rëndohet bilanci i viktimave, i cili tashmë ka arritur në 40 të vdekur dhe qindra të tjerë ende të zhdukur. Zjarret “përbindësh” kanë shkatërruar pjesë të tëra të vendit, e mijëra shtëpi duke lënë shumë vetë në qiell të hapur. Guvernatori i Kalifornisë tha se kjo është “një nga tragjeditë më të rënda”, me të cilën është përballur ndonjëherë shteti. Më shumë se 10 mijë zjarrfikës janë duke luftuar me flakët në 16 vatra zjarri. Erërat prej rreth 70 km në orë i kanë zhvendosur ato në qyteza të tjera, duke detyruar të tjerë banorë që të evakuohen. Një nga zonat më të dëmtuara është qyteti Santa Rosa, në rajonin e njohur për prodhimin e verës Sonoma, ku vetëm gjatë së shtunës janë evakuuar 3.000 persona. “Shkatërrimi nuk po njeh kufij, është thjesht i pabesueshëm”, tha guvernatori teksa vizitonte qytetin. “Kemi përpara një horror, që nuk mund ta kishte imagjinuar kurrsesi askush”. Ky është rasti më vdekjeprurës i zjarrëve në historinë e këtij shteti. Më shumë se 100 mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, ndërsa zona të tëra banimi janë kthyer tashmë shkrumb e hi.

Sicred