KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kaliforni, rritet numri i viktimave nga zjarri
Kaliforni, arrin në 7 numri i viktimave nga zjarret

Kaliforni, rritet numri i viktimave nga zjarri

Rritet bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni. Dhjetëra persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa konfirmimi i vdekjes së një gjysheje me dy stërnipërit e saj dhe gjetja e një trupi të paidentifikuar në një shtëpi të djegur e çon në 6 numrin e viktimave. 70-vjeçarja Melody Bledsoe dhe dy stërnipërit e saj, James 5vjeç dhe Emily 4 vjeç, mbetën të bllokuar kur flakët përfshinë shtëpinë e tyre në një zonë rurale në periferi të qytetit Redding. Ndërsa dy zjarrfikës humbën jetën më parë duke u përleshur me flakët, në përpjekje për të shpëtuar nga zjarri banesa, pyje dhe parqe. Flakët tashmë kanë djegur më shumë se 48,000 hektarë tokë dhe ka shkatërruar te paktën 500 ndërtesa. Presidenti Donald Trump ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin e Kalifornisë, ndërsa zjarret masive vazhdojnë të kërcënojnë mijëra banesa. Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme bëhet i mundur përdorimi i fondeve federale për të ndihmuar në luftën me zjarret dhe ndihma për banorët në procesin e rekuperimit.

Sicred