KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kaliforni, rrëzohet avioni mbi çatinë e një shtëpie

Kaliforni, rrëzohet avioni mbi çatinë e një shtëpie

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një avion i vogël u rrëzua në një shtëpi në San Diego në Kaliforni. Piloti dhe një nga pasagjerët u dërguan në spital me djegie, ndërsa dy pasagjerë të tjerë humbën jetën në vendin e aksidentit. Avioni kishte tentuar të bënte një ulje në një fushë pas shtëpisë, por u rrëzua dhe u përfshi nga flakët. Fatmirësisht shtëpia ishte bosh në kohën e rrëzimit të avionit.

Sicred