KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kaliforni, ndalohen dy prindër për tortura ndaj fëmijëve

Kaliforni, ndalohen dy prindër për tortura ndaj fëmijëve

Dy prindër janë arrestuar në Kaliforni, pasi policia ka gjetur 13 persona që dyshohet se janë mbajtur të mbyllur në shtëpinë e tyre, disa prej të cilëve të lidhur në krevate me zinxhirë. David Allen Turpin, 57 vjeç, dhe Luis Anna Turpin, 49 vjeçe, janë dërguar në arrest nën akuzat për torturë dhe rrezikim të fëmijëve. Trembëdhjetë personat – të moshës midis dy dhe 29 vjeç – janë gjetur në një shtëpi në Perris, 95 kilometra në juglindje të Los Angelosit, tha policia. Të gjithë ata besohet se janë vëllezër dhe motra. Zyrtarët janë alarmuar nga një prej viktimave, e cila ka arritur të ikë dhe të thërrasë numrin e urgjencës “nga një telefon që ka gjetur brenda shtëpisë”. Po sipas saj, oficerët më pas “kanë gjetur disa fëmijë të lidhur në shtretërit e tyre me zinxhirë, në një mjedis të errët dhe me erë të keqe”. Prindërit nuk kanë qenë në gjendje të japin menjëherë arsye logjike përse fëmijët e tyre janë mbajtur në atë mënyrë.

Sicred