KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kaliforni, evakuohen 200 mijë banorë nga zjarret
Kalifornia në pushtetin e zjarreve

Kaliforni, evakuohen 200 mijë banorë nga zjarret

200,000 banorë janë evakuuar tashmë në Kaliforni, për shkak të zjarreve të fuqishme, ndërkohë që zjarrfikësit po luftojnë me një vatër të re. Rreth 5.000 zjarrfikës janë munduar të shuajnë zjarret që kanë shkatërruar qindra shtëpi në jug të shtetit. Zjarri masiv që ka përfshirë Kaliforninë ka dëmtuar shtëpitë e lagjes “Bel-Air” në Los Anxheles, e banuar kryesisht nga pasanikët amerikanë. Zjarri, i pagëzuar me emrin “Skirball”, ka shkatërruar disa shtëpi dhe është përhapur në një sipërfaqe mbi 150 akër. Bëhet fjalë për avancimin e radhës të flakëve që kanë përfshirë shtetin amerikan, ku kanë lënë pas shkatërrime masive.Numri i të shpërngulurve është katërfishuar të enjten, pasi numri i vatrave të flakëve ka arritur në 5. Deri më tani raportohet se trupi i një gruaje u gjet në një zonë të djegur në Ventura County. Po përjetojmë ditë që janë vërtetë tronditëse, megjithëse kjo katastrofë natyrore po nxjerr në pah rezistencën e qytetit tonë”, u shpreh kryebashkiaku i Los Anxhelos. Ai njoftoi se 230 000 persona ishin të prekur nga urdhri për evakuim në gjithë distriktin e Los Anxhelos dhe Venturas, që shtrihet përgjatë Paqësorit dhe kufizohet në lindje me tokë.

Sicred