KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kaliforni, arrin në 7 numri i viktimave nga zjarret
Kaliforni, arrin në 7 numri i viktimave nga zjarret

Kaliforni, arrin në 7 numri i viktimave nga zjarret

Një tjetër person ka humbur jetën, duke u bërë viktima e 7 e zjarreve të furishme në Kaliforni, gjatë së shtunës, teksa disa vatra të reja u zgjeruan me më shumë se 25 për qind të hapësirës përgjatë natës dhe vijuan edhe gjatë ditës. Të tjerë banorë u urdhëruan të linin shtëpitë e tyre, të ndihmuar nga zjarrfikës të cilët u rraskapitën teksa duronin temperaturat e larta dhe erërat e dendura me nxehtësi. Zjarri i rënë rreth 261 km në veri të Sacramentos i mori jetën një punonjësi të një kompanie energjetike që merrej me shtrirjen e kabllove, të shtunën, edhe pse asnjë detaj mbi këtë vdekje nuk është bërë publik, as nga zëdhënësi i kompanisë, e as nga zyrtarët e qytetit apo zjarrfikësit. Zjarret, ndër më shkatërrimtarët në historinë e Kalifornisë, kanë shkaktuar vdekjen e 6 personave, përfshi një stërgjyshe dhe dy fëmijë, një zjarrfikës dhe një operator buldozerësh. Këtë vit, zjarret e furishme në Kaliforni kanë shkrumbuar më shumë tokë në atë që konsiderohet si “fillimi i sezonit të zjarreve” sesa zakonisht, sipas drejtuesit të Zjarrfikësve të Kalifornisë.

Sicred