KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kaliforni, arrestohet vrasësi serial pas më shumë se 4 dekadash

Kaliforni, arrestohet vrasësi serial pas më shumë se 4 dekadash

Pas më shumë se katër dekadash, policia kaliforniane ka arritur të arrestojë një vrasës serial, i cili është autor i vrasjeve, përdhunimeve dhe grabitjeve të kryera në vitet 1970 and 1980. Ai është ish oficeri i policisë Joseph James DeAngelo, tashmë 72 vjec, i cili besohet se ka kryer 12 vrasje, 51 përdhunime dhe më shumë se 120 grabitje. I ashtuquajturi Vrasësi i Shtetit të Artë, zoti DeAnxhelo tashmë po mbahet i ndaluar mbi bazën e katër akuzave të vrasjes që kanë lidhje me vdekjen në vitin 1978 të Brajën dhe Kejti Maxhore në Sakramento dhe ato të Sharlin dhe Lajmën Smith që u regjistruan në vitin 1980 në kontenë Ventura. Vrasësi i Shtetit të Artë, gjithashtu i njohur me emrin Përdhunuesi i Zonës së Lindjes apo dhe Përndjekësi i natës, besohet se i ka kryer krimet e urryera mes viteve 1976 dhe 1986, gjatë dhe pas kohës kur shërbeu si oficer policie, duke vrarë vajza dhe gra të moshave nga 12 deri në 41 vjeç. -Arritëm të gjejmë gjilpërën në kashtë, dhe ishte mu poshtë hundës sonë, – u shpreh dje prokurorja e rrethit An Mari Shubert. Xhozef Xhejms DeAnxhelo, i cili po bënte një jetë të zakonshme në një rrugë të qetë, si një ish oficer policie me fëmijë të rritur, u duk shumë i habitur kur u vu nën prangat e policisë. Hetuesit u shprehën se terrori filloi në Sakramento dhe u shpërnda në San Franciso dhe më pas në Kaliforninë qendrore dhe Jugore. Lidhjet mes rasteve u kryen përmes ADN-së. Agresori hynte nëpër shtëpi natën dhe më pas lidhte dhe dhunonte seksualisht viktimat e tij. Para se të largohej nga skena e krimit, ai vidhte artikuj si para, bizhuteri apo edhe karta identifikimi. Rasti i fundit i lidhur me vrarësin serial ishte vrasja e një 18 vjeçareje në Kontenë Orinxh në Maj të 1986-ës.

Sicred