KRYEFAQJA » LAJME » Kalaja rinovon Vllazninë
vllaznia, Kalaja, rinovon Vllazninë

Kalaja rinovon Vllazninë

Te Vllaznia po provojnë alternativa të ndryshme në lidhje me merkaton verore. Pas kosovarit me pasaportë zviceriane Alban Ramadami, në kampin kuqeblu janë shfaqur edhe dy futbollistë të huaj, të cilët i përkasin sektorit të portës dhe qëndrës së mbrojtjes, që në një farë mënyre duket se janë zëvendësuesit e malazezëve te aktivizuar sezonin e kaluar tek Vllaznia, Jasmin Agoviç dhe Stefan Cicmil. Bëhet fjalë për Bojan Zogoviç, portjerin 28 vjeçar me lartësi 1.92 metër. Skuadra e fundit me të cilen ai është aktivizuar është Radniçki, ndërkohë që gjatë karrieres sportive ka mbrojtur porten edhe të ekipeve të tjera, si Novi Pazar, Metalac, Rijeka, etj. Zogoviç, është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit të portjerëve, Avernir Dani, dhe ka nisur punën së bashku me dy portjerët e tjerë ekzistues të Vllaznisë, Selimaj dhe Sherri. Futbollisti tjetër që është paraqitur në stervitjen e së mërkures është qëndërmbrojtësi serb, Vladimir Otasheviç. Ai është 31 vjeç, i gjatë 1 metër dhe 90 cm dhe me një karrierë të pasur sportive. AI ka luajtur me Metalac Gornji Milanovac, por në vite të ndryshme edhe me skuadra të tjera të kampionatit serb dhe jashtë. Të dy futbollistët do të testohen në ditët në vijim në skuadrën shkodrane e më pas do të merret një vendim nëse do të qëndrojnë aty apo jo. Ndërkohë që mesfushori Arlind Kalaja, ka nënshkruar me klubin kuqeblu. 22 vjeçarit kishte dy muaj që i kishte përfunduar kontrata me klubin Vllaznia dhe pas bisedimeve me administratorin Gjyrezi, është rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër. Duket se deri në fillimin e fazës përgatitore në Malin e Zi, trajneri Cungu do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistet e kerkuar ne merkaton verore.

Sicred