KRYEFAQJA » LAJME » Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara nga grupet turistike

Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara nga grupet turistike

Kalaja e Gjirokastrës vazhdon të jetë ndër monumentet më të vizituara nga grupet turistike që vizitojnë këtë qytet. Sipas statistikave të publikuara nga institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë periudhës janar-maj 2018, Kalanë e Argjirosë e kanë vizituar pothuaj rreth 10 mijë turistë vendas dhe të huaj më shumë se e njëjta periudhë e 2017-ës.
Edhe në këtë fillmsezoni veror po vjen në rritje numri i turistëve të cilët zgjedhin të vizitojnë kalanë e qytetit të gurtë. Turistët shprehen se imazhi i parë që i tërheq kur mbrijne në Gjirokastër është kalaja me arkitekturën e veçantë. “Po bëjmë një guidë turistike nëpër Shqipëri. Qyteti i Gjirokastrës është ndalesa jonë e parë. Me pas do të udhëtojmë drejt Tiranës. Zgjodha Gjirokastrën si destinacion të parë për vlerat historike dhe arkitektonike. Gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje është mënyra e ndërtimit të banesave të hershme, Kalaja e Gurtë e cila është shumë madhështore, dhe njerëzit që janë shumë mikpritës” thotë një turist.
Në nisje të sezonit turistik Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër ka ndërhyrë për ripërtëritjen e sinjalistikës orientuese për vizitorët në kala,pastrimin e saj nga bimësia, etj. Albert Kasi, drejtor i Monumenteve të Kulturës Gjirokastër shprehet se nmri i vizitorëve është shtuar. Krahas kështjellës së gurtë turistët i tërheqin me vlerat historike dhe ndërtimore edhe Pazari karakteristik, komplekset e banesave muzeale, etj.

Sicred