KRYEFAQJA » LAJME » Kakavijë, sekuestrohen 1.5 kg heroinë

Kakavijë, sekuestrohen 1.5 kg heroinë

1.5 kg heroinë u sekuestruan në kufirin me Greqinë, në Kakavijë. Policia prangosi 37-vjeçarin Elton Ferko nga Fieri i cili është paraqitur në dalje të Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobuzin e linjës Tiranë – Athinë. Pas proçedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobuzi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare 37-vjeçarit iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

(Visited 9 times, 1 visits today)
Sicred