KRYEFAQJA » LAJME » Kadare: Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm!
Kadare: Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm!

Kadare: Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm!

Ndarja nga jeta e ikonës së letrave shqipe Dritëro Agolli, duket se është ndjerë thellë nga një tjetër figurë e madhe e letërsisë shqipe, disa herë kandidat për çmimin “Nobel” Ismail Kadare. “Lajmi i vdekjes së Dritëro Agollit ka qenë një nga njoftimet më tronditëse të këtij dimri, jo vetëm për njerëzit e artit, por për gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen. Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm në vlerat dhe në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare. Ai do të na mungojë të gjithëve” citon Agjensia Telegrafike Shqiptare zotin Kadare.

Sicred