KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kabul, viktima pas dy shpërthimesh, mes tyre gazetarë

Kabul, viktima pas dy shpërthimesh, mes tyre gazetarë

Më shumë se 20 persona kanë humbur jetën, mes tyre 1 fotograf dhe 3 gazetarë gjatë dy shpërthimeve të njëpasnjëshme në kryeqytetin afgan Kabul. Shpërthimet ndodhën mëngjesin e së hënës. Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 08:00, në orën lokale në zonën Shashdarak të qytetit, ku ndodhen ambasada e SHBA dhe ndërtesat e qeverisë afgane, duke nxitur që gazetarët të vraponin në vendin e ngjarjes. Shpëthimi i dytë ndodhi po në të njëjtin vend. Një sulmues i maskuar si kameraman, shpërtheu ekplozivë në vendin e shpërthimit fillestar. Pesë gazetarë nga media të ndryshme vdiqën në sulmi. Agjencia franceze e lajmeve AFP konfirmoi se fotografi i saj Shah Marai ishte midis të vdekurve. Rreth 45 persona kanë mbetuer të plagosur  në dy incidentet dhe janë dërguar në spitalin e qytetit. Vendi i shpërthimit ishte afër selisë afgane të NATO-s, ambasadës amerikane dhe ndërtesave të qeverisë afgane, duke përfshirë pallatin presidencial, Ministrinë e Mbrojtjes dhe selinë e shërbimeve të inteligjencës në Afganistan.

Sicred