KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kabul, sulm me një veturë-bombë nga talebanët, 40 të vrarë

Kabul, sulm me një veturë-bombë nga talebanët, 40 të vrarë

Një shpërthim I fortë i një autobombe ndodhi sot në kryeqytetin afgan, Kubul. Nga ky shpërthim humbën jetën 40 persona, dhe 140 të tjerë u plagosën. Sulmi u mor përsipër nga talebanët.

Të paktën 40 persona humbën jetën dhe 140 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit të një autobombe, që ndodhi sot në mëngjes në kryqytetin afgan, Kabul, njoftoi Ministria afgane e Shëndetësisë.

”Rreth 80 persona janë plagosur, pas shpërthimit të fuqishëm të një autobombe në Kabul”, njoftoi pak më parë kjo ministri.

“Ky shpërthim u shkaktua nga një veturë bombë”, sipas Ministrisë afgane të Punëve të Brendshme.

Ndërkohë, sulmi u mor përsipër nga talebanët. “Është një masakër”, thekson në Twitter “Emergency” duke cituar koordinatorin e saj, Dejan Paniç. Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ndodhi në lagjen ku gjenden zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ato të Bashkimit Evropia

Sicred