KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kabul: Shpërthim i fuqishëm afër kompleksit të Ambasadës së Irakut
Sulm kamikaz në Kabul

Kabul: Shpërthim i fuqishëm afër kompleksit të Ambasadës së Irakut

Kryeqyteti i Afganistanit Kabul, u trondit sot nga një shpërthim i fuqishëm afër kompleksit të Ambasadës së Irakut. Burime të sigurisë thonë se incidenti i sotëm ishte sulm vetëvrasës. Policia afgane tha se forcat e sigurisë ishin në vendin e ngjarjet dhe se kanë shkëmbyer zjarr me persona të panjohur që ka mundësi të kenë pasur lidhje me këtë sulm. Gjatë këtij viti në kryeqytetin Kabul në Afganistan kanë ndodhur disa sulme vdekjeprurëse, për të cilat fajësohen talebanët ose grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Sicred