KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kabul, masakër nga një sulm kamikaz
Kabul, masakër nga një sulm kamikaz

Kabul, masakër nga një sulm kamikaz

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi kamikaz ndërmarrë në një qendër të regjistrimit të votuesve në kryeqytetin Kabul të Afganistanit. Më shumë se 50 persona u plagosën kur shpërthimi godit një turmë që po priste të hynte në godinë. Grupi terrorist i Shtetit Islamik mori përsipër autorësinë e ngjarjes. Sipas Amak, e cila është agjencia e lajmeve të ISIS, sulmi ishte kryer nga një kamikaz që kishte veshur jelek eksploziv. Në Afganistan ka filluar regjistrimi i votuesve për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në muajin tetor. Deri tani janë ndërmarrë të paktën katër sulme të tilla ndaj qendrave të regjistrimit. Sulmi i kësaj të diele në Kabul ishte edhe më vdekjeprurësi pas atij që u ndërmorr në janar të këtij viti në zonën ku ndodhen godinat qeveritare dhe ambasadat, si pasojë e të cilit të paktën 100 persona humbën jetën.

Sicred