KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kabul, 11 ushtarë të vrarë në një sulm kamikaz
Kabul, 11 ushtarë të vrarë në një sulm kamikaz

Kabul, 11 ushtarë të vrarë në një sulm kamikaz

Të paktën 11 ushtarë humbën sot jetën pas një sulmi me armë dhe eksplozivë të ndërmarrë nga militantët ndaj një baze ushtarake në kryeqytetin Kabul të Afganistanit. Një zëdhënës i ministrisë afgane të mbrojtjes tha për mediat e huaja se 16 ushtarë të tjerë u plagosën gjatë këtij sulmi. Sipas tij, pesë militantë u përfshinë në këtë sulm. Dy agresorë hodhën veten në erë, dy të tjerë u vranë nga forcat e sigurisë ndërsa i pesti u arrestua. Sulmi është marrë përsipër nga grupi terrorist i shtetit islamik, i cili pretendoi autorësinë përmes agjencisë së tij të lajmeve AMAK. Raportime të mëparshme thanë se sulmi po ndodhte në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes “Marshal Fahim”, i cili është në afërsi të bazës ushtarake. Sulmi vjen pak ditë pasi një ambulancë shpërtheu në zonën më të sigurt të kryeqytetin afgan, duke u marrë jetën të paktën 100 personave.

Sicred