KRYEFAQJA » LAJME » Juventus Training Club prek tokën shqiptare

Juventus Training Club prek tokën shqiptare

Juventus Training Club ka mbërritur në Shqipëri. Në një ceremoni të mirëorganizuar, akademia e klubit bardhezi kishte dërguar 3 trajnerë për të zhvilluar disa metoda stërvitore për të gjithë grupmoshat, diçka e tillë ofron mundësinë e trajnimeve të specializuara në botën e futbollit. Gjithashtu Juventus Training Club do të ketë së shpejti akademinë në Shqipëri dhe do të bëjë të mundur sjelljen më pranë fëmijëve të programit stërvitor e të përshtatur nga kjo akademi. Në një intervistë ekskluzive për RTSH foli dhe shefi i trajnerëve të moshave Angelo Sanapo. “Objektivi fillestar është se këta djem duhet të jetojnë eksperiencën Juventus në 1 javë që do të jemi këtu. Në këto ditë duhet t’ju mësojmë këtyre fëmijëve metodologjinë e klubit tonë, por dhe metodat që stërviten fëmijët e tjerë pra çdo gjë që ka të bëjë në fushën e lojës. Më e rëndësishme është se duhet të ruhen dhe parimet që e karakterizojnë këtë skuadër si respekti, lojë e ndershme dhe edukimi” tha zoti Sanapo.
Të shumtë janë ata futbollistë shqiptarë që po po bëjnë emër në kampionatin italian, por deri më tani nuk ka asnjë emër që ka veshur fanelën bardhezi. Por a ekziston mundësia që në një të ardhme mund të shohim ndonjë shqiptar te Juventus? Sanapo përgjigjet: “Ne po ju japim një endër këtyre fëmijëve që të stërviten me trajnerët më të mirë. Ky kamp është hapi i parë për të hapur një akademi të vërtetë këtu në Shqipëri. Nuk i dihet, çdo fëmijë qoftë dhe ai shqiptar ka mundësi të veshë fanelën e Juventusit një ditë. Nuk është roli ynë të zbulojmë talentet, e rëndësishmë në këtë moment është që këta fëmijë të shijojnë ndjesinë Juventus” tha shefi i trajnerëve të moshave Angelo Sanapo.