KRYEFAQJA » LAJME » Jusein Bolt hedh dorashkën e sfidës për pasardhësit
Jusein Bolt, hedh dorashkën e sfidës, për pasardhësit

Jusein Bolt hedh dorashkën e sfidës për pasardhësit

Jusein Bolt u tërhoq nga sporti vetëm pak javë më parë, pas përfundimit të Botërorit të Atletikës, që u mbajt në dyjavëshin e parë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe në Londër dhe ai ka hedhur menjëherë dorashkën e sfidës. “Unë mendoj se rekordet e mia do të rezistojnë edhe për 15-20 vite të tjera”, – ka thënë 31-vjeçari, duke sfiduar kështu të gjithë atletët e rinj. Në tri Olimpiada radhazi, xhamajkani fitoi tri herë medaljen e artë në 100 dhe 200 metra duke mbajtur edhe rekordin botëror në këto dy disiplina, që është përkatësisht 9 sekonda e 58 të qindtat në 100 metra dhe 19 sekonda e 19 të qindtat në 200 metra. Bolt ka qenë ditët e fundit në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, dhe sprintieri xhamajkan beson se këto dy rekorde do të qëndrojnë për një kohë të gjatë dhe se do të jetë e vështirë në të ardhmen e afërt do të jetë dikush në gjendje të përsëritë sukseset e tij. “Mendoj se epoka ime me Blejkun, Gatlinin, Pauellin, Tajson Gejin, etj., ka qenë epoka më e mirë e sprintit në atletikë. Nëse rekordet e mia do të ishin thyer, do të kishin qenë këta atletë që do ta bënin atë, por kjo gjë nuk ndodhi. Ndaj, unë mendoj se rekordet e mi do të rezistojnë gjatë”, tha Bolti, i cili u largua nga sporti me disa zhgënjime, duke mos i mbrojtur dot titujt e kampionit të botës. “Pavarësisht kësaj, unë s’kam asgjë për të treguar, të gjithë e dinë që jam më i miri”, – ka përfunduar xhamajkani, i cili e ka të vështirë të përcaktojë pasardhësin. Edhe eksperti shqiptar i shkencave sportive, Prof. Dr. Albert Karriqi, pati theksuar për Televizionin Shqiptar pas përfundimit të Botërorit të Londrës, se atletika botërore do ta ketë të vështirë të mbushë boshllëkun e krijuar nga tërheqja e Boltit dhe se rekordet e tij do të thyhen vetëm nga një sportist i ngjashëm ose me parametra më të mira fizike sesa xhamajkani.

Sicred